Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, njofton në twitter se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid edhe për Ballkanin Perëndimor.

 “Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët“, shkruan ai.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama jo pak herë ka kritikuar BE-në duke u shprehur se po funksionon sipas parimit “secili për veten, zoti për të gjithë”.

“Vendet kanë rendur të bëjnë çka munden me parimin secili për veten, zoti për të gjithë. Këtë ka bërë BE. E papranueshme moralisht, ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty se s’mund të bëjë vaksinimin me shpejtësinë që të ezaurojë dozat që ka, ezauron jo të gjitha. Fare mirë mund të linte një pjesë sado të vogël për vendet e rajonit“, tha Rama.

VERITAS.COM.AL