(FOTO: Lamar Alexander deklaron se është kundër dëshmitarëve në gjyqin për impeachment)/

 Republikanët me vote të lëkundshme dalin kundër dëshmitarëve të impeachmentit, duke i hapur rrugë pafajësisë së afërt së Donald Trump.
Senatori Lamar Alexander, R-Tenn., njoftoi të enjten vonë mbrëma se ai nuk do të mbështesë dëshmitarë shtesë në gjyqin e “cekët, të nxituar dhe tërësisht partizan” të Senatit ndaj Presidentit Trump, duke i dhënë fund shpresave në dukje të Demokratëve për të dëgjuar dëshmitë nga ish këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton.

Kjo bën të mundur hapjen e rrugës për lirimin e menjëhershëm të presidentit nga akuzat, me shpejt se të premten në mbrëmje.

Republikanët kanë një shumicë 53-47 në dhomë dhe mund të përballojnë deri në tre rebelime kur Senati të marrë në konsideratë nëse do të thërrasë dëshmitarë shtesë të Premten – një çështje që merret ne konsiderate me një shumicë të thjeshtë votash. Në rast të një barazimi 50-50, si rregull, vota për dëshmitarët do të dështonte në Senat. Shefi i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara John Roberts ka të ngjarë të abstenojë në vend se të bëjë të vlefshme pushtetin e tij te diskutueshëm për të shprehur një vote decizive.

Nëse vota e dëshmitarit dështon, siç pritet, Senati ka të ngjarë të votojë për artikujt e fajësimit të Premten në mbrëmje ose ndoshta të Shtunën. Një votim jashtëzakonisht i pamundur i dy të tretave të super shumicës është i nevojshëm për të dënuar dhe hequr Trump; përndryshe, ai do të lirohet nga akuzat.

Ndërkohë, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi, mbase në përgjigje të komenteve të avokatit të Trump, Alan Dershowitz, akuzoi ekipin ligjor të Trumpit për shkelje të Kushtetutës dhe pyeste se si ata mund të mbanin licencat e tyre ligjore.

Veritas.com.al/