Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjeve të bujshme që mbetet ende e pazbardhur.
Santo u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014 ai u ekzekutua ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte. Gazetarja Anila Hoxha sqaron se pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, prokuroria ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dorëzuar SPAK duke qenë se ka dyshime të forta se eliminimi i Artanit është kryer nga një grup kriminal dhe vrasës me pagesë.
Mbeten private të dhënat e reja në lidhje me dosjen e Santos, por mësohet se janë nxitur dhe nga emisioni “Top Story” që dha dëshmi me interes në fillim të këtij viti.
Kjo cështje që prej javësh së kaluar është në duart e prokurorëve të posacëm kundër krimit të organizuart