Fituesi i medaljes së artë Ryan Lochte dhe tre të tjerë anëtarë të të tjerë të ekipit të notarëve të Shteteve të Bashkuara, u plaçkitën në Rio.

Lochte, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen u ndaluan nga njerëz që pozonin si policë të armatosur, tha Komiteti Olimpik Amerikan (USOC) në një njoftim.

Plaçkitësit kërkuan para dhe sende të tjera personale të sportistëve.

IFillimisht Komiteti Ndërkombëtar  olimpik (IOC) mohoi raportimet mbi plaçkitjen, para se Komiteti i Shteteve të Bashkuara të konfirmonte se kjo ka ndodhur.

“Të katër atletët janë të sigurtë dhe po bashkëpunojnë me autoritetet”, thuhet në një deklaratë të USOC.

Grupi i atletëve po shkonte në një festë të grupit Olipmik të Francës kur taksia e tyre u ndalua në rrugë pranë fshatit Olimpik.

Lajmi për incidentin fillimisht e  dha nëna e Lochte, Ileana, e cila i tha  redaksisë së gazetës USA Today se djali i saj ishte grabitur nga hajdutët.

“Mendoj se të gjithë janë keqtrajtuar dhe të tronditur”, tha ajo.

Më parë, zëdhënësi i IOC, Mark Adams kishte thënë se raportimet janë “aboslutisht të pavërteta”.

Lochte ka garuar në dy gara në Lojërat e Rio-s, duke fituar medaljen e artë në garën 4×200 stil i lirë.

Në fillim të Lojërave tre anëtarë të ekipit spanjoll të notit dhe nje australian u grabitën

Autoritetet Braziliane kanë instaluar më shumë se 80 mijë policë dhe ushtarë në patrullimin e Rio-s gjatë Lojërave Olimpike.

(Sipas BBC)