( FOTO: Zonja Ebtekar është riemëruar si zëvendës presidente)/
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka emëruar tre gra si zëvendës-presidente dhe një grua si asistente e të Drejtave Civile, pas kritikave se gjithë kabineti i tij ishte me burra.
Irani ka 12 zëvendës- presidentë ose presidentë organizatash që lidhen me presidentin.
Deri tani ka qenë vetëm një femër anëtare e kabinetit që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979.
Kabinetit që duhet të miratohet nga Parlamenti, i mungojnë përfaqësues nga sekti Sunni. Sunitët janë 10 për qind, ndërsa maxhoranca tjetër janë Shia në Iran.
Masumeh Ebtekar është emëruar zëvendës-presidente për familjen dhe punët e grave. Laya Joneydi është zëvendës- presidente për punët ligjore; ndërsa Shahindokht Moëlaverdi është asistente e presidentit për të drejtat civile.
Veritas.com.al/