Presidenti Iranian, Hassan Rouhani kritikoi Clinton dhe Trump duke i “akuzuar dhe duke i tallur” për sjelljen e tyre gjatë debateve të fushatës elektorale. Rouhani foli në daljen e parë publike rreth fushatës së zgjedhjeve në Amerikë ku bëri këto Komente.

“E ndoqët debatin dhe mënyrën se folën ata? Akuzuan njëri tjetrin, tallen njëri tjetrin. A duam ne një demokraci të tillë në vendin tonë? A duam zgjedhje të tilla në vendin tonë”, tha Rouhani duke folur para turmave popullore në qytetin Arak të Iranit.

” E shikoni se si është Amerika që thotë se për 200 vjet ka Demokraci”, tha në një koment gjatë një transmetimi Live në Televizionin shtetëror. “Shikojeni atë vend, çfarë situate ku moraliteti nuk ka vend”.

Rouhani i Iranit, në Shtator vizitoi Amerikën me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Gjatë asaj vizite, Rouhani u pyet se cilin nga kandidatët preferon.

“Cilin? thashë ‘Çfarë? Do të preferoja nga keq te më e keqja dhe nga më e keqja te e keqja”.

Televizioni shtetëror i Iran it ka transmetuar dy nga debatet mes Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Rouhani po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të Iranit në Maj 2017 dhe vetë ai do të kërkojë një mandat të dytë.  Muajin e kaluar ish presidenti i vijës së ashpër Mahmoud Ahmadinejad tha se nuk do të garojë në zgjedhje.

Pavarësisht se marrëveshja bërthamore, e njohur tashmë, me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore, ka hyrë në fuqi që në muajin Janar, Teherani dhe Uashingtoni akoma nuk i kanë vendosur lidhjet diplomatike të ndërprera që pas Revolucionit Islamik në vitin 1979.

/ Verita.com.al/