Gjatë fjalës së saj sot në Kuvend deputetja Rudina Hajdari ka folur për opozitën jashtë Kuvendit. Ajo e quan Bashën “kryetar në tentativë”.

“Mendoj se shërimi i këtyre plagëve është anëtarësimi në BE, reforma në drejtësi, fuqizimi i bizneseve. Ajo që kam parë është një përpjekje e dështuar e të gjithëve. Marrëveshje që kanë përfunduar në bllokim, duhet të kemi një konsensus. Duhet të kemi unitet për të dërguar Shqipërinë përpara, këto janë munguar, të gjithë palët kanë luftuar për veten dhe kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besuar për publikuan. Kam pasur vizita në tre vende, Gjermania, Franca dhe Holanda, jam takuar me zyrtarë të lartë dhe parlamentarë dhe do të doja që të shprehja me ju se çfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e qeverisë si brenda dhe jashtë po dëmton Shqipërinë. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë dhe qeveria sillet arrogante me homologët tregon se ata nuk duan një bashkëpunim. Edhe opozita nuk po e ndihmon këtë rrugëtim.

Në një anë kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE por shoqërohet nga disa delegatë të një ushtrie të vdekur dhe nuk shoqërohet nga asnjë i ri. Pse nuk shprehim qartë vullnetin e shqiptarëve për t’u integruar. Celja e negociatave nuk është anëtarësim, por thellim i përgjegjësisë sonë. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur që të kapërcejë konfliktet ndërpartiake. Mungesa për të arritur një konsensus tregon se jemi përballë disa politikanëve që nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë vendit. Opozita e përçarë dhe gjysma e saj është jashtë parlamentit. E kam të vështirë para tyre që të shpjegoj që opozita është jashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi, duhet të shpalosim një alternativë që do të mbushë mendjen e botës që ne jemi në gjendje të unifikohemi dhe se vendosim në radhë të parë interesin e vendit” – tha Hajdari

Veritas.com.al/