Flota luftarake Ruse në Detin Mesdhe lëshoi raketa cruise në pozicione afër Aleppo, dje e Premte. Ky është një tjetër sinjal se në të ardhmen Moska  do të zgjerojë mbështetjen ushtarake në Siri, veç pas një dite kur filloi misionin e bombardimeve nga ajri prej një baze ajrore në Iran.

Fuqia ajrore e Rusisë ka ndihmuar presidentin sirian Bashar al-Assad që të të avancojë me siguri kundër rebelëve që kërkuan largimin e Assadit.

 

Në Verilindje të Sirisë, aeroplanmbajtëse nga Shtetet e Bashkuara udhëheqinkoalicionin e patrullimit ajror për të mbrojtur forcat tokësore lokale që luftojnë kundër forcave të qeverisë siriane që po sulmojnë qytetin Kurd të Hahasa, tha Pentagoni të Enjten

 

“regjimi Sirian do të bënte mirë  të këshillohej që të mos interferojë  në koalicion partnerët tanë”, tha zëdhënësi i pentagonit, kapiten Jeff Davis.

 

Rusia hodhi tre raketa missile, të parën prej tyre kundër objektivave në Siri, që nga Deti Mesdhe. Një tjetër që nga deti Kaspik. Të Martën bombarduesit rus nisën misionin e fluturimit në Siri që nga baza ajrore Hamedan që ndodhet në Iran.

 

Të Ënjtën, Assad- aleati më i pushtetshëm ushtarakisht i Rusisë , tha se ka mbështetur një propozim për një pauzë 48 orë, çdo javë, në luftimet në Aleppo, me qëllim që të lejohen ndihmat për banorët.