Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë këtë të mërkurë mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për Ukrainën.
“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë. Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qenë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, ka thënë Blinken teksa është rritur ndejshëm frika për luftë.
“Presidenti i SHBA Joe Biden, liderët evropianë dhe NATO qëndrojnë të bashkuar në paralajmërimin e tyre ndaj Moskës se një sulm rus ndaj Ukrainës do të provokojë një përgjigje të ashpër”, tha të hënënsekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni.
Aleatët e NATO-s kanë vënë forcat në gatishmëri dhe kanë dërguar anije dhe avionë luftarakë për të forcuar mbrojtjen lindore të Evropës, ndërsa tensionet rriten mbi ngritjen ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës.