Rusia ka dënuar fuqitë e huaja për mbështetjen e liderit të opozitës Venezuelase i cili e shpalli veten president i përkohshëm, duke e quajtur këtë një provë “për uzurpimin e pushtetit”.
Moska tha se kjo lëvizje shkel ligjin ndërkombëtar dhe se është ‘rrugë e drejtpërdrejtë për gjakderdhje”.
Juan Guaidó e shpalli veten lider të përkohshëm ditën e Mërkure dhe u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të tjerë.
Presidenti Nicolás Maduro, i cili fitoi mbështetjen nga disa vende, ka prerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Maduro mori pushtetin në vitin 2013 pas vdekjes së Hugo Chávez dhe u betua për mandatin e dytë këtë muaj pas fitores në zgjedhjet e Majit që u shoqëruan nga bojkoti i opozitës dhe përhapjes së thënieve se votat ishin vjedhur.
Veritas.com.al/