Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të Mërkurën se do ta zgjasë moratoriumin e bombardimeve ajrore mbi Aleppo deri të Premten në mbrëmje, me qëllim që t’u japë rebelëve më shumë kohë për gtë lënë qytetin.

Që nga 18 Tetori Rusia dhe aleatët e saj në Siri thonë se kanë ndaluar sulmet ajrore në Aleppo. Qeveritë e Perëndimit kanë pretenduar se sulmet e kryera nga Rusia kanë lënë një numër të madh civilë të vdekur, gjë që Moska e ka mohuar.

Një zëdhënës i Kremlinit tha të Martën se moratoriumi është akoma në fuqi, por nuk do të zgjatet në qoftë se rebelët në qytetin Aleppo nuk do të ndalojnë sulmet e  tyre.

Ministria e Mbrojtjes tha të Mërkurën se po vërtitet rreth moratoriumit që ta zgjasë deri në ora 19.00 të datës 4 Nëntor (sipas orës lokale) me qëllim që “të shmangë viktimat e pafajshme” dhe iu bëri thirrje rebelëve që të përdorin mundësinë e dhënë që të lënë Aleppo-n bashkë me armët e tyre duke përdorur duke korridoret speciale.

Burimi thotë se rebelët kanë pasur humbje të mëdha gjatë luftimeve.

/Veritas.com.al/