Nga: KURT ZINDULKA

Duke i bërë jehonë pretendimeve të pabazuara nga kandidatja e dështuar presidenciale Amerikane Hillary Clinton – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ekzistojnë “prova të forta” që operativët e inteligjencës ruse kanë hakuar llogaritë e saj të postës elektronike.

Dr Merkel tha se “çorientimi kibernetik, shtrembërimi i fakteve” janë të gjitha pjesë e “strategjisë së Rusisë”, duke shtuar se: “për fat të keq përfundimi që kam arritur është se kjo nuk është e re.”

“Unë sinqerisht mund të them se më dhemb. Cdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova kaq të forta që forcat Ruse po e bëjnë këtë, “i tha Merkel parlamentit Gjerman.

Deklaratat e Merkel pasojnë një raport të revistës gjermane Der Speigel,e cila citoi burime anonime brenda qeverisë, duke pretenduar se shërbimi i inteligjencës ushtarake GRU e Rusisë hakoi postën elektronike të udhëheqëses Gjermane në 2015.

Raporti thoshte se një haker i supozuar me qendër në Moskë duke përdorur emrin e përdoruesit “Scaramouche” kishte hakuar llogaritë e postës elektronike të Parlamentit Gjerman, duke synuar dy prej llogarive të zonjës Merkel.

“Sipas vlerësimeve, gjithsej rreth 16 gigabajt të të dhënave rrodhën jashtë. Kjo mund të përfshijë mijëra emaile nga zyra e Merkel, ”pretendon raporti.

Raporti pranoi, megjithatë, se çfarë informacioni i pretenduar i hakeruar kishte marre “nuk mund të përcaktohej me siguri absolute”.

Pretendimi nga Merkel po kujton një skandal të mëparshëm, në të cilin administrata Obama u akuzua për spiunazh ndaj lideres Gjermane.

Rrjedhjet e NSA të vitit 2013 nga agjenti Amerikan Edward Snowden, treguan se gjoja  administrata e Obamës po përgjonte telefonatat e kancelares. Një gazetë Gjermane raportoi më vonë se Obama kishte nënshkruar personalisht për survejimin në 2010.

Në kohën e akuzave, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të thoshte nëse ata kishin përgjuar Dr. Merkel, duke thënë vetëm se NSA aktualisht nuk po përgjonte telefonin e saj dhe nuk do ta bënte këtë në të ardhmen.

Në përgjigje të zbulimeve të Snowden, Merkel e qortoi Presidentin Obama, duke thënë: “Spiunimi mes miqsh nuk është i pranueshëm”.

Presidenti Obama më vonë pranoi se: “Nuk ka dyshim se zbulimet e Snowden dëmtuan përshtypjet e Gjermanëve në lidhje me qeverinë e SHBA dhe bashkëpunimin tonë të inteligjencës.”

Gjermania hapi një hetim penal mbi çështjen në 2015, duke përmendur mungesën e bashkëpunimit nga NSA.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp ne 2017, Presidenti Donald Trump vërejti se të spiunuarit nga administrata e Obamës ishte diçka që ai dhe Merkel kishin “të përbashkët”, duke iu referuar pretendimeve që paraardhësi i tij kishte survejuar Trump Tower gjatë fushatës presidenciale 2016.

“Sa i përket përgjimit, mendoj se nga kjo administratë e kaluar, mbase të paktën ne kemi diçka të përbashkët, ” tha Trump duke përmendur Merkel.

VERITAS.COM.AL/