Si rezultat i të gjitha veprimeve hetimore të kryera u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Dorjan Keqi, 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë e ligjor të kësaj ngjarjeje.
Por si ndodhi ngjarja gjashtë vite më parë?
Vrasja u shënua në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit te policise, ku viktima, Saimir Jaku kishte shkuar të pinte një kafe. Autorët e maskuar sipas dëshmitarëve okularë, kanë qenë dy persona të armatosur, ku njëri prej tyre ka dalë nga automjeti tip Benz dhe ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat të cilët i kanë përshkuar disa pjesë të trupit. Në atë ngjarje ka mbetur I plagosur edhe shtetasi Gjergj Prenga 50-vjeç nga Rrësheni i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke pire kafe me viktimën.