Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë emisionit “Opinion” të të Enjtes në Klan ka kërcënuar se ‘një ditë do të dalë e vërteta”, duke lënë të nënkuptuar se kjo mund të dalë edhe pas b urgut. Kuvendi nesër pret të vensodë dorëzimin e tij në Prokurori për arrestimin.

Gjatë emisionit televiziv, zoti Tahiri ka pohuar disa herë se ‘do të jem në burg’, por pas kësaj ka kërcënuar ‘armiqtë’. Me gjithë inisitimin e gazetarëve që të tregojë emrat e ‘armiqve’, Saimir Tahiri ka ‘rrëshqitur’. Por pandërprerë ka përmendur Ilir Metën- tani president i Republikës.

Fillimisht e përmdnei të ‘mbështjellë’ me një frazizëm si të pakuptueshëm si kjo: “Po të ksiha bërë ndere në ushtrimine  detyrës si ministër, sot do të kisha shumë miq, jo kaq shumë armiq”. Menjëherë pas kësaj ka thënë se ‘Ilir Metën do ta kisha mik dhe jo armik”. Këtë formulim, thuajse pa asnjë ndryshim, si një parafabrikat, e ka përdorur disa herë.

U bë e qartë dhe e kuptueshme për panelin e gazetarëve se ‘armik’ i Tahirit është Ilir Meta.

Afër fundit të emisionit ai ka kërcënuar direkt ‘armikun’ Meta. Ai ka thënë, duke mbledhur grushtet që dukeshin në ekran, se do të dijë t’u qëndrojë përballë armiqve. Këtë e ka thënë dy a tre herë, por me zë shumë të lartë dhe kërcënues.

Më në fund ai ka thënë se “Unë do të ëprballem në mënyrë spektakolare, sa kohë kam të vërtetën me vete”.

Marëdheniet e zotit Tahiri si ministër me kreyatrin e Kuvendit Meta, kanë pasur një oshilacion të dukshëm. Herë herë është thënë se ‘Meta i kërkon Ramës kokën e Tahirit por ky nuk e jep”. Herë tjetër ishte thënë se Tahiri priste në zyrë vrasës me pagesë që ‘kishin lidhje me disa qëllime të Metës kundër deputetëve”.

Me sa duket, tani në fund, Tahiri mendon se po e burgos Ilir Meta.

Veritas.com.al/