(FOTO: Kryeministri i Shqipërisë, Rama, dhe kryeminisrtri i Serbisë, Vucic. FOTO Arkiv)/

Pas arrestimit të Ramush Haradinajt nga Policia e Francës, ish kryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë AKK, ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse ekstradimin e tij në Beograd”, ka thënë kryeministri i Sebisë duke iu përgjigjur gazetarëve.

Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën, tha “Sandri”.

Kur u pyet se a ka presione mbi kryeministrin për lirimin e Haradinajt, ai u përgjigj se “Askush nuk mund të më bëjë presion”.

Ai argumentoi se kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Beograd mbështetet mbi fakte “Ka një numër lëndësh kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë, Prokurorisë së Serbisë”, ka njoftuar Radio 92.

/Veritas.com.al/