Presidenti Donald Trumpka bërë plan që të ketë si mysafir Presidentin e Kinës Xi Jinping në “pjatën e artë” në resorin e tij Mar-a-Lago në Florida. Zoti Trump ka planifikuar që homologun tij kinez ta presë muajin e ardhshëm në një takim që ka për synim uljen e temperaturave të krijuara pas implikimeve në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë- ka mësuar Axios.
Gjatë pritjes dhe takimit nuk është planifikuar të luhet golf nga liderët e dy superfuqive- ky takim më së shumti do të jetë sezon pune, sipas disa zyrtarëve shumë të afërt me planin e dy presidentëve.
Datat që tentohet të zhvillohet takimi janë 6 Prill, e Enjte pasdite dhe gjatë të Premtes më 7 Prill.
/Veritas.com.al/