Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj të shtunën ministrat e rinj, Parlamaneti votoi këtë të hënë ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë.
Shkarkimi i Olta Xhaçkës nga posti i ministres për Punët e Jashtme është miratuar me 95 vota pro dhe një kundër nga Braçe. Igli Hasani, që do të pasojë Xhaçkën në këtë ministri u miratua me 74 pro dhe 33 kundër.
Ogerta Manastirliu u shkarkua nga posti i ministres së Shëndetësisë me 108 vota pro ndërsa Albana Koçiu, e cila pritet që drejtojë nga këtej e tutje këtë ministri, mori 73 vota pro.
Shkarkimi i Frida Krifcës nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u miratua me 107 vota pro. Në krye të kësaj ministrie është emëruar Anila Denaj me 73 vota pro që mori sot në Kuvend.
Edona Bilali u shkarkua me 102 vota nga posti i ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen. Ndërkohë Delina Ibrahimaj nuk u emërua në këtë post meqë ende nuk është votuar ministri i ri.
Sot nuk u votua dekreti i Ministrit të Financave, Ervin Mete por parlamenti votoi shkarkimin e tij si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Arbjan Mazniku u emërua Ministër i Shtetit për pushtetin vendor me 73 pro, 35 kundër nga opozita