Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura Rusisë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Sekjo tha se kjo rritje e çmimeve do të vijojë për të gjithë vitin 2022, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të jetë përmes një ndërhyrje të përkohshme në politikat fiskale por duke mos u kthyer në rritje të borxhit publik.
Sejko tha se Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve pasi si ekonomi të vogla dhe të hapura nuk mund të shpëtonin nga ky efekt që po përhapet në të gjithë botën.
“Ekonomia botërore po lë pas ditët më të këqija dhe pasojat e pandemisë. Me lejoni të them që është shfaqur një sfidë e re. Sulmi i Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera. Këto çmime do vazhdojnë të mbeten të larta të paktën edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022. Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve. Si ekonomi të vogla dhe të hapura ne nuk mundemi të shpëtojë nga këto ndikime. Bazuar në informacionin aktual inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në aspektin pozitiv edhe në prani të kësaj goditje projeksionet tona tregojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik do tregojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikon faktorizimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe momentin pozitiv me të cilat ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022. Fokusi i autoriteteve duhet të jetë i dyfishtë. Ky objektiv duhet të përmbushet përmes një ndërhyrje të përkohshme të politikave fiskale që duhet të synojë të mos përkthehet në rritje të borxhit publik. Autoritetet publike duhet të ribalacojnë objektivin e rimëkëmbjes ekonomike me stabilitetin ekonomik në vendin tonë. Rritja gjatë muajve të kaluar sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend. Operatorët e sektorit privat duhet të marrin masa. Biznesi duhet të rrisë vëmendjen ndaj kostove operacionale. Në prani të një ambienti të qëndrueshëm ekonomikë dhe financiarë perspektivat mbeten solide”, tha Sejko.