SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë një deklarate për shtyp ka përshëndetur edhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të arritur mes palëve politike në Shqipëri.

 Sipasaj asaj që ka deklaruar Pompeo, kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika.

“Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.

VERITAS.COM.AL