
(FOTO: Rex Tillerson i ka mbyllur lidhjet me qeverinë e Rusisë, qëkurse ishte CEO i Exxon Mobil)/
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s muajin e ardhshëm, njoftojnë zyrtarët amerikanë.
Në kohën kur zhvillohet takimi i ministrave të vendeve të NATO-s, Tillerson do të udhëtojë për në Itali për të qenë pjesë e takimit të G7 në Sicili. Passamitit G7 Tillerson do të udhëtojë për në Moskë, ku do të takojë liderët rusë- sipas BBC.
Në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s do të marrë pjesë nënsekretari i Shtetit, Tom Shannon, si për të mbyllur rrugën e spekulimeve të mediave mbi “bojkotin” e Tillerson
Zyrtarët amerikanë thanë se Tillerson do të takohet me diplomatët e NATO-s gjatë kësaj javë në Uashington për një konferencë mbi çështjen se si ta mposhtin Shtetin Islamik (ISIS).
/Veritas.com.al/