-John Cornyn, i cili ka përfaqësuar Teksasin që nga viti 2002, përmendi një frazë që Mussolini pronuncoi në vitin 1929 në Asamblenë e Partisë Fashiste. Përdoruesit kanë mbetur te habitur-

Nga: Renato Zuccheri/

Senatori republikan John Cornyn ka shkruar një tweet-im me një frazë te Benito Musolinit.

Një zgjedhje që shkaktoi trazim në Shtetet e Bashkuara, pasi që Duce nuk është një personazh veçanërisht i vlerësuar nga ana e Uashingtonit dhe rreth e rrotull.

Cornyn,qe përfaqëson Teksasin që nga viti 2002, ka postuar tweet-imin me këtë frazë: “Ndërsa civilizimi merr forma gjithnjë e më komplekse, liria e individit zvogëlohet gjithnjë e më shumë.” Një citim nga një fjalim që Mussolini pronuncoi ne Asamblenë e Partisë Fashiste më 14 shtator 1929.

Natyrisht,tweet-imi nuk mund veçse të përfundonte nën lentën e zmadhimit të ndjekësve, te medias amerikane, por sidomos te opozitës. Nëse në fakt edhe nga ana e Partise Republikane janë shprehur paqartësi, nga ana e Demokrateve,tweetimi është kapur fluturimthi për të kritikuar administratën Trump, duke e akuzuar përsëri se ka shpërthyer fashizmin në Shtetet e Bashkuara.

Aktorja Alyssa Milano ka shkruar: “E shihni se çfarë po bën John Cornyn?” Oh,është vetëm duke cituar Mussolinin. ” Edhe ndjekesit e senatorit kanë mbetur te habitur: “Çfarë po ndodh ne Gop?”,pyet një ndjekës. Ndër replikat më interesante, ajo e kolonelit Morris Davis, ish-prokuror i Guantanamos: “Babai im,nisur si një djalë i shëndetshëm për Luftën e Dytë Botërore eshte kthyer I paralizuar 100%, nuk ka mundur nazistët për t’i parë ata të përkedhelur në Amerikë gjashtë dekada më vonë “.

Senatori më pas ka shpjeguar, në një përgjigje ndaj një komenti, arsyen për atë tweetim. Siç raporton Adnkronos, një përdorues e ka pyetur: “Ju i urreni Social-Demokratët deri në pikën sa te përmendni alarmin e Musolinit në lidhje me socializmin?”. Dhe ja përgjigjja: “Keni goditur në shenjë.” Nga momenti qe të ashtuquajturit socialdemokratë kanë harruar ose nuk kanë mësuar kurrë leksionet e historisë dhe pasi ideologjia e tyre është e papërputhshme me lirinë, mendoj se duhet t’i ndihmojmë të kujtojnë ose t’u japim leksionin ” 

Veritas.com.al/