Ivana Sekularac

BEOGRAD, 25 Prill (Reuters) – Serbia dërgoi të shtunën katër aeroplanë që transportonin pajisje mjekësore përfshirë doreza, maska dhe veshje mbrojtëse në Itali, si një dhurate për të ndihmuar shtetin anëtar të BE-së të përballojë përhapjen e koronavirusit.

Katër aeroplanë te ngarkuar me pajisje do të dërgohen brenda dy ditëve të ardhshme, të dhuruara gjithashtu nga qeveria Serbe, tha Presidenti Aleksandar Vucic.

“Ne do të fitojmë së bashku, ji e fortë Itali, Serbia është me ty,” shkruajti Vuçiç në njërën nga kutitë me pajisje para se të ngarkohej në një aeroplan.

Vitin e kaluar Italia ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë pas Gjermanisë, treguan të dhënat e zyrës së statistikave në janar. Kompanitë italiane përfshirë Fiat punësojnë më shumë se 20,000 njerëz në Serbi.

“Në rrugën e saj drejt Evropës,Serbia gjithmonë kishte pasur ndihmë nga Italia,” tha Vuçiç, duke përmendur se gjatë përmbytjeve shkatërruese në 2014, Italia ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë.

“Kjo është mundësia jonë për tju thënë faleminderit.”

Serbia deri më tani raportoi 7.483 raste të personave të infektuar me koronavirus dhe 144 vdekje.

Vendi i Ballkanit po kultivon lidhje të forta me Kinën dhe ka marrë ndihmë nga Pekini, i cili dërgoi gjashtë mjekë për të ndihmuar kolegët e tyre Serbë gjatë pandemisë.

Vuçiç në fillim të krizës kritikoi Bashkimin Evropian për vendosjen e ndalimit të eksportit të maskave në vendet jo antare të BE-së, përfshirë Serbinë.

Kohët e fundit zyrtarë të BE-së, përfshirë shefin e saj të politikës së jashtme Josep Borrell,kanë kritikuar Vuçiç për lavdërimin vetëm të Kinës për ndihmë.

“Unë kurrë nuk kam parë reklamë që falënderon Bashkimin Evropian,” u tha Borrell anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel këtë javë, duke iu referuar tabelave në Beograd që paraqesin një foto të Presidentit Kinez Xi Jinping duke falënderuar Kinën për ndihmën e saj gjatë krizës se koronavirusit.

VERITAS.COM.AL