Stërvitja ushtarake Defender Europe 2021 është zhvendosur në sheshin Nënë Tereza e hapur për qytetarët të cilët kanë ndjekur me kureshtje demonstrime të forcave të armatosura.
Shqipëria merr pjesë me 1000 trupa. Por si e shikojnë qytetarët zhvillimin e kësaj stërvitje kaq të madhe në vendin tonë?
Kjo ditë e hapur u përshëndet nga drejtues të lartë të shtetit dhe e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Madje ambasadorja e ShBA kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Por Basha nuk mori pjesë ndërkohë që ftesës i është përgjigjur vetëm presidenti.
Kryeministri Rama në fjalën e tij ka falënderuar trupat ushtarake pjesëmarrëse në këte stërvitje madhështore dhe sinjifikative për Shqipërinë.
Stërvitja ushtarake Defender Europe 2021 ka nisur në 4 maj dhe përfundon në 9 qershor.