Reuters Mars 22, 2020,

UASHINGTON (Reuters) – Projekt-ligji për lehtësimin ekonomik të koronavirusit që po finalizohet nga Kongresi Amerikan do të përfshijë një pagese një herëshe 3,000 dollarë për familje dhe do t’i lejojë Rezervës Federale të japë një likuiditet deri në 4 trilion dollarë për të mbështetur ekonominë e vendit, tha të Dielën Sekretari i Thesarit të SHBA Steven Mnuchin.

Mnuchin, duke folur në programin televiziv “Fox News Sunday”, tha se masat shtesë të likuiditetit do t’i lejonin bankës qendrore të Sh.B.A-së të ndihmonte një bazë të gjerë biznesesh të kalonin 90 deri në 120 ditët e ardhshme.

Zyrtarët e administratës Trump shpresojne të finalizojnë legjislacionin të Dielën dhe të shohin një votim të hënën, tha Mnuchin, duke shtuar se hapa të mëtejshëm mund të merren nëse kriza nuk do të mbaronte për 10 deri në 12 javë.

Mnuchin tha që ekonomia e SH.B.A do të merrte një goditje të qartë nga kriza shëndetësore,por duhet të ngrihet menjëherë pasi të jetë përballuar koronavirusi i ri.

“Duhet të përqëndrojmë paratë në ekonomi tani.Nëse e bëjmë këtë,mendojmë se mund ta stabilizojmë ekonominë,” tha ai.

Gati një në katër Amerikanë,ose 80 milion njerëz,ishin nën urdhëra për të mbyllur dyqanet dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi New York, California, Illinois, Connecticut dhe New Jersey kanë krijuar bllokime në të gjithë vendin për tu perpjekur të përmbajnë përhapjen e shpejtë të sëmundjes respiratore shumë ngjitëse.

Mnuchin minimizoi një pyetje në lidhje me një recesionin të mundshëm,duke e quajtur atë një “pyetje teknike”,e cila nuk ishte “tmerrësisht rilevante” në situatën aktuale pasi qeveria po mbyllte në mënyrë efektive pjesë të mëdha të ekonomisë për të ngadalësuar virusin “.

“Kur njerëzit fokusohen në recesione,normalisht është për shkak të një mjedisi ekonomik të zgjatur,” tha Mnuchin.”Kjo është një situatë shumë unike që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Ky është shkaku që qeveria ka vetë-imponuar mbylljen e pjesëve të mëdha të ekonomisë. Dhe sa më shpejt që të mund ta marrim nën kontroll situatën mjekësore,ne do ta rihapim atë. ”

Mnuchin nuk pranoi të komentojë konkretisht në lidhje me një raport të Washington Post se administrata Trump nuk ka vepruar bazuar në paralajmërimet e përsëritura në lidhje me ndikimin e mundshëm të koronavirusit nga komuniteti i inteligjencës Amerikane,por tha se askush nuk priste që kriza të përshkallëzohej aq shpejt.

“Unë nuk mendoj se dikush duhet të supozojë mbi veprimet e qeverisë,” tha Mnuchin. “Kjo ka ecur shumë shpejt dhe unë mendoj se jemi përgjigjur në mënyrën e duhur.”

Shumë kritikë kanë thënë që administrata ka qenë e ngadaltë si në përgatitjen edhe në përgjigjen ndaj krizës pasi Presidenti Donald Trump për javë të tëra ka minimizuar situatën përpara se të ndryshonte tonin e tij më vonë.

VERITAS.COM.AL