Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se me Donfried folën për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i jep Ballkanit të Hapur.
Ndër të tjera në foto e postuara shihet që Rama i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë, që është një çantë me motive shqqiptare.
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur😊
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”shkruan Rama në postimin e tij.
“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried🤝