Në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po zhvillohet në Slloveni, i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Palmer në fjalën e tij në këtë Forum me temë “Ballkani Perëndimor –Evropianizimi, Demokratizimi”, theksoi se objektivat e SHBA janë tre dhe ato janë shumë të qarta:
-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;
-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;
-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional
Pjesë nga fjala e Palmerit:
Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë:
-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;
-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;
-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional
Departamenti i Shtetit katër ditë më parë emëroi Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”-thuhej në njoftimin e DASH.