Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, kampionin e listës me 10 emra të luftës kundër Korrupsionit përgjatë vitit 2024.Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit” dhe se “ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale”. Ai i cilësoi si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri Dumanin dhe SPAK.
Ceremonia u bë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit. Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.
“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.
Teksa më tej lexoi edhe emrat, duke e nisur me kreun e SPAK:
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.
Ai dha edhe mesazh për luftën kundër korrupsionit, teksa vlerësoi me dekoratë edhe me tituj 10 të pranishmit e listës.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.
Komente