Autoritetet kanë gjetur mbetje të mundshme njerëzore në zonën ku një shpërthim. të Premten në mëngjes, tronditi qendrën e Nashville dhe plagosi tre persona, ngjarje që policia e quajti “një akt të qëllimshëm”. Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas orës lokale.
Ishte e paqartë nëse mbetjet kishin të bënin me shpërthimin apo nëse ishin të personit përgjegjës që mbeti viktimë, thanë zyrtarët. Indet do të shqyrtohen, thanë zyrtarët. FBI po heton së bashku me zyrtarët lokalë dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve dhe qyteti i Nashville aktivizoi Qendrën e tij të Operacioneve Emergjente.
“Kjo duket të ketë qenë një veprim i qëllimshëm,” shkroi në Twitter Departamenti i Policisë Metro Nashville. “Organet ligjzbatuese po mbyllin rrugët në qendër të qytetit, ndërsa hetimi vazhdon.”
Një paralajmërim audio po transmetohej nga një RV pak para se të hidhej në erë, u tha gazetarëve Shefi i Departamentit të Policisë Metro Nashville John Drake gjatë një konference shtypi.
“Nëse mund ta dëgjoni këtë mesazh, evakuohuni tani”, thuhej në paralajmërim.
VERITAS.COM.AL