Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shtuar edhe 228,000 punësime në nëntor, duke tejkaluar pritshmërinë e ekonomistëve me 200,000 vende pune.

Papunësia mbetet më e ulëta në 17 vjet, me 4.1 për qind.

Pavarësisht nga rritja e fortë e punësimit, të dhënat e inflacionit mbeten të vakëta. Fitimet u rriten me 0.2 për qind, më pak se 0.3 sa ishte parashikuar. Sipas një analize të bazuar në të dhënat, pagat u rirtën me 2.5 për qind, krahasur me 2.7 për qind sa kishin parashikuar ekonomistët.

Fabrikat shtuan 31,000 punësime, ndërsa kujdesi shëndetësor shtoi 30,000. Me fitimet më të mëdha ishte “shërbimi i bizneseve dhe profesioneve”, i cili shtoi 46,000 vende pune.

Veritas.com.al/