Një 70-vjeçar nga qyteti i Gjirokastrës mësohet të ketë ndërruar jetë nga gripi i stinës.
I moshuari ka humbur jetën në Shërbimin Infektiv pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se i moshuari ka humbur jetën në datën 3 janar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë.
Mësohet se 70-vjeçari ka kryer tamponin për Covid-19, por ka rezultuar negativ.