(FOTO: Flamur Noka konfliktohet edhe me Salianjin)

Shpallja e Berishës “non grata” dhe përjashtimi nga grupi i PD-së ka qenë sërish objekt i përplasjeve në mbledhjen e grupit parlamentar.

Flamur Noka ka ngritur sërish çështjen e përjashtimit të Berishës, në mbledhjen që ka zgjatur mbi dy orë dhe e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ai sipas burimeve e ka cilësuar si thkë pas shpine vendimin e Bashës, e ka kërkuar që të zgjidhet më parë kjo çështje.

“T’i japim zgjidhje çështjes Berisha se kjo është kryesorja, pastaj Komisionet dhe Strategjia në Parlament”, mësohet të ketë thënë Noka në mbledhje”, mësohet se ka deklaruar Noka. Ai ka deklaruar se vendimet duhet ta merrnin forumet.

Por Basha i ka cilësuar ti të pavërteta këto akuza. Në mbledhje është diskutuar për strategjinë e opozitës në Parlament si dhe për çështjet që do të diskutohen në komisionet kuvendore.

Debati

Flamur Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Ke shkelur statutin e PD-së, vendimet duhet ta merrnin forumet e PD-së. Vetëm vendimi i anëtarësisë e mban PD të bashkuar. Vendimin ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Lulzim Basha: Ndaj Berishës fjalët më të mira. Nuk desha qe kete vendim t’ua lija forumeve te PD-se per te mbajtur te bashkuar partinë. Ky vendim në interes të demokratëve.

Vendimi për Sali Berishën nuk ka kthim pas. Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. Në PD nuk do të lejoj grupime anti amerikane.

S’do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar.. S’do ketë asnjë mbledhje të ndonjë forumi anti amerikan.