Ministrja e Energjisë Belinda Balluku i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas akuzave të këtij të fundit.
Ajo tha se PD-ja ka pasur kohë gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj për të ndryshuar gjendjen e vendit.
Balluku tha gjithashtu se çmimi i energjisë në vend do ulet dhe se PD-ja ka kohë deri më 11 maj ër të shpifur dhe për të vijuar me narraitvën e saj antishqiptare e përçarëse.
“Ne jemi ata që bëmë gjithçka këtë vit që vumë 100 milinoë euro për këtë bonus që nuk është ai që jepnit kur shitët hotel Dajtin. E shitët me artificë hotel Dajtin për të dhënë gjelin e fundvitit.
Ju nuk mund të flisni sikur jeni forcë e re, shpresa e së ardhmes, sikur tani ka zbritur në tokë i dërguari për të ndryshuar problemet e këtij vendi.
Kishit 8 vite për ta bërë dhe erdhi Edi Rama dhe e bëri. Ne jemi ata që kemi caktuar 100 milionë euro në buxhet.
Çmimi i energjisë nuk është rritur, por madje do ulet, siç e ka premtuar kryeministri Rama. Këtë do e sqarojë populli shqiptar më 11 maj.
Ju keni kohë deri më 11 maj narrativën tuaj përçarëse, antishqiptare, të gënjeni në të gjitha rrjetet sociale se nuk dini gjë tjetër.
Ne jemi këtu për të udhëhequr, për të bërë punën sepse kemi marrë votën e popullit shqiptar” – tha Balluku.
Komente