Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. Ai u shkarkua pasi sipas KPA ka deklaratë të pasaktë të pasurisë si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun.

Ky gjykatës ishte ‘asi nën mëngë’ i sigurt i Metës për të prishur ekuilibrat në Gjykatën Kushtetuese; por edhe ky ra.

Relatori i çështjes tha se trupi gjykues pasi u tërhoq për marrjen e vendimit, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, vendosi shkarkimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi.

KPA nxori si problematikë mungesën e të ardhura për një apartament të deklaruar nga gjyqtari Muçi. Trupi Gjykues deklaron se Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe të të afërmve.

Më 16 tetor Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi si anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, zotin Besnik Muçi.

Muçi, e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.

Në lidhje me këtë vendim Presidenca thotë: “ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”

Veritas.com.al/