Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Pas shkarkimit të tij asgjë nuk mund të jetë e sigurt në hetimin e çështjeve më të nxehta kriminale që nga trafiku i drogës deri në krimin e organizuar shtetëror.

Largimi i Hajdarmataj mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Reagon nënkryetari i PD, Paloka:

‘Çështja “u zgjidh”; prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit, sot, sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky është fundi…’.

Veritas.com.al/