Sinjalet e para të një shpërbërjeje të krijesës opozitare “të gjitha partitë e djathta” brenda Partisë Demokratike, u dhanë fillimisht nga krytari i Pardisë Demokristiane, Nard Ndoka. Para dy ditësh ai e akuzoi Bashën për paaftësi në qeversijen e opozitës dhe la të nënkuptohet se mund të dalin më vete. Menjëherë pas kësaj, nga brenda PD-së e sulmuan me shpifje se ‘ky ishte deputeti që votoi pro- Rucit”.

Por sot një nga aleatët e PD, Mediu i PR, ka shpallur se do të krijojë një grup parlamentar jashtë PD

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka pranuar se kanë nisur bisedimet për krijimin e një grupi parlamentar jashtë Partisë Demokratike.

Në një interviste për Ora News ai nënvizon se kjo bëhet për të pasur një alternim mendimesh por nuk është ndarje e pozitës. Tashmë bisedimet me selinë blu i kanë nisur dhe Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Mediu:

Ne kemi pasur edhe në legjislaturën e kaluar, edhe në marrëveshjen parazgjedhore me PD-në për të pasur një grup republikan për të alternuar politikat e opozitës siç kemi bërë edhe në Parlamentet e kaluara. PR ka pasur historikisht grupin e saj parlamentar. Pa dyshim, nuk dua të hyj në diskutime të tjera është e nevojshme për më shumë alternim të opozitës.

Megjithatë, Mediu shton se për të krijuar grupin parlamentar do të kërkohet huazimi i deputetëve të Partisë Demokratike.

Mediu:

Kjo është një marrëdhënie me Partinë Demokratike. Asnjë gjë nuk mund të funksionojë jashtë raporteve me PD. Është një mirëkuptim dhe një marrëveshje para zgjedhjeve dhe besoj që do ta implementojmë. Jo në interes të Partisë Republikane, por të opozitës.

Po ashtu kreu Republikan shton se në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar shitblerje masive e votave dhe për këtë ai shprehet se duhet një analizë e plotë, teksa shton se për këtë shkak ka mbetur në vend dhe procesi i negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.

Veritas.com.al/