Numri i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë sa vjen e rritet. Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022. Ndërkohë që për 6-mujorin e parë të këtij viti arriti 3.396.932.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

Shqipëria arrin nivel tjetër në turizëm: Gati 1 milion shtetas të huaj hynë vetëm në qershor

Në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas

Shqipëria arrin nivel tjetër në turizëm: Gati 1 milion shtetas të huaj hynë vetëm në qershor

Vihet re se në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur ata që vizitojnë Shqipërinë për pushime, trajtime shëndetësore apo udhëtarë tranzit, pro dhe vizitë tek të afërmit apo vizita për qëllime fetare.