
SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sërish të dhënat e Aviacionit Civil të Europës për rritjen e numrit të pasagjerëve përgjatë muajit korrik, ku Shqipëria renditet e para.
“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama në Facebook.
Në krahasim me vitin 2019, në tabelën e të dhënave, tregohet se Shqipëria ka një rritje me 116%. Shefi i qeverisë thotë se është koha, që Shqipëria të ngjitet edhe më lart.

“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%! Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”, shkruan Rama në rrjetin “X”.
Gjatë këtij sezoni turistik, referuar statistikave zyrtare, Shqipëria në gjashtë mujorin e parë të vitit përjetoi një bum turistësh dhe vizit