Për herë të parë në rajon mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Ky Samit bën bashkë liderët e vendeve të Ballkanit, shteteve anëtare të BE dhe përfaqësues më të lartë të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka postuar një foto nga ku do të mbahet Samiti, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ndërsa shprehet se aty do të ulen armiqtë e tij të përbetuar.

STATUSI:

MIRË MËNGJES

dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.

/abcnews.al/