SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur se në muajin korrik, numri i hyrjeve në Shqipëri nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka arritur në mbi një milion.

Kjo shifër sipas tij është një tregues kuptimplotë për transformimin e Shqipërisë turistike në harkun e një dekadë.

Kryetari i qeverisë ka qenë prej vitesh një zë i fortë në promovimin e Shqipërisë turistike, ndërsa shpeshherë ka replikuar publikisht me kundërshtarët politikë, që pretendojnë se në vend ka rënë numri i turistëve.

Këto pretendime ka deklaruar Rama nuk janë të vërteta pasi shifrat konfirmojnë një tjetër realitet, atë të Shqipërisë, që vizitohet nga shumë persona nga mbarë bota.

“Mirëmengjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama./