TIRANË– Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë zbritur në terren më qëllim garantimin e ligjit dhe kryerjen e kontrollove për persona, të cilët mund të përbëjnë rrezik për komunitetin.
Sakaq, gjatë kontrolleve parandaluese janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
Për këto raste u arrestuan dy persona dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër.
Sipas policisë, në këtë operacion kontrolli janë sekuestruar 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë./