(FOTO: Pamje nga manifestimi i shqiptarëve në Bruksel)/
Shqiptarë etnik dhe emigrantë në Belgjikë kanë nisur një manifestim në kryeqytetin belg dhe vendndodhjen e selisë së BE, Bruksel.
Manifestimi do të jetë në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Shqipëri që prej 18 shkurtit. Qëllimi i këtij manifestimi është sensibilizimi i institucioneve evropiane për rrezikun ndaj votës së lirë dhe demokracisë në Shqipëri.
Manifestimi po zhvillohet në Sheshin “Schuman”, përballë Komisionit Europian në Bruksel. Protestuesit kërkuan zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe kanë thirrur në kor “Rama ik”.
/Veritas.com.al/