Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isa nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Viktima dhe autori kanë qenë shokë të hershëm. Kanë pirrë kafe së bashku dhe pasi janë larguar, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Autori ka pohuar në polici se nuk donte ta vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba, sipas rrefimit te autorit- rreth ores 11.00 mbreme. Ai aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala. I riu shqiptar ishte rritur në Kavaladhe tani ishte student.

Afër vendit të ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për krimin.

Veritas.com.al/