President Donald Trump është testuar negativ për coronavirus, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën në mbrëmje.

“Mbrëmjen e kaluar pas një diskutimi të thellë me presidentin në lidhje me testin e COVID-19, ai zgjodhi që të procedojë.  Sot unë mora konfirmimin se testi doli negativ”, ta mjeku i Shtëpisë së Bardhë Dr. Sean Conley në një deklaratë të shpërndarë nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham. “Një javë pas një darke me delegacionin Brazilian në Mar-a-Lago, Presidenti mbetet i lirë nga simptomat. Unë kam kontakte të përditshme me CDC dhe Task Force të Coronavirus në Shtëpinë e Bardhë, dhe po inkurajojmë implementimin e të gjitha praktikave më të mira për të ekspozuar reduktimin e transmetimit dhe zbutjes’.

Deklarata erdhi disa orë pasi presidenti Trump zbuloi në një konferencë shtypi masat e fundit të administratës së tij në luftë kundër koronavirusit, dhe vetë iu nënshtrua testit për sëmundjen e koronavirusit, dhe po priste rezultatin.

“Unë gjithashtu bëra testin natën e kaluar dhe bëra atë që duhej”, tha presidenti para reporterëve.

VERITAS.COM.AL