-Dhoma e SHBA ka aprovuar të ashtuquajturin Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë të Hong Kongut. Kina sulmon: “Ndërhyrje në punët tona të brendshme”-

Nga: Federico Giuliani

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë një mesazh të qartë Kinës për çështjen e Hong Kongut dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në ish-koloninë Britanike.

Dhoma e Deputetëve të SHBA ka aprovuar një projekt-ligj në mbështetje të protestuesve të Hong Kongut, i njëjti që u pranua unanimisht nga Senati dhe që tani do të arrijë në tryezën e Presidentit amerikan Donald Trump,nga i cili tani pritet firma e fundit . Ky është i ashtuquajturi Akti për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci në Hong Kong, i cili mori 471 vota në favor nga Dhoma. Me pak fjalë, projektligji parashikon që Shtetet e Bashkuara të certifikojnë të paktën një herë në vit që Hong Kong te mbaje “një gjendje autonomie”. Uashingtoni gjithashtu mund të adoptojë sanksione ndaj autoriteteve kineze për “violacion të të drejtave të njeriut”.

Dy jane konsideratat e menjëhershme për t’u bërë. E para ka të bëjë me marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pas nënshkrimit përfundimtar të Trump, ndërsa e dyta, ngushtësisht e lidhur me te paren, është e natyrshme se si mund të evoluojë lufta tregtare që i paraprin Uashingtoni Pekinit. Në lidhje me këtë, Max Baucus, i zgjedhur nga ish Presidenti Barack Obama si ambasador i SHBA në Pekin, ishte shumë i qartë: “Unë nuk mendoj se ky projektligj do t’i ndihmojë protestuesit në Hong Kong, por do të kontribuojë në dëmtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kines “.

Reagimi i Kinës

I forte reagimi i Kines,qe ka folur për ndërhyrje në punët e brendshme. Ministria e Jashtme ka lëshuar një notë për t’iu përgjigjur masës amerikane: “Ky projektligj dërgon një sinjal të gabuar për të justifikuar kriminelë te dhunshëm: thelbi i këtij projektligji është ai i per te demtuar Hong Kongun dhe madje ai i shkatërrimit te tij.” Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Geng Shuang, e ka shtuar dozën: “Ne e dënojmë me forcë dhe kundërshtojmë me forcë miratimin e ligjit ndaj Hong Kongut. Kina është e gatshme të luftojë përsëri me vendosmëri. ” Edhe qeveria locale e Hong Kongut ka drejtuar gishtin ndaj miratimit te të ashtuquajturit Akti për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracise në Hong Kong:” I ashtuquajturi Akt i të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë i Hong Kongut është i padobishëm dhe i pajustifikuar. Kjo iniciativë legjislative gjithashtu do të dëmtojë marrëdhëniet dhe interesat e përbashkëta midis Hong Kongut dhe Shteteve të Bashkuara ”.

Ndërkohë, zv / ministri i jashtëm i Kinës, Ma Zhaoxu, ka thirrur në Pekin keshilltarin për çështjet politike te mbasadës amerikane në Kine,William Klein. Por ai i theksoi Kleinit se ajo që po ndodh në Hong Kong është pjesë e çështjeve të brendshme politike të Kinës. Tensioni po rritet përsëri.

VERITAS.COM.AL/