DUSAN STOJANOVIC, Associated Press

 

BEOGRAD, Serbi (AP) – Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar anti-aeroplan nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të mundshme amerikane kundër shtetit të Ballkanit, i cili zyrtarisht po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i tha të dielën TV pro-qeverisë Prva se sistemi i mbrojtjes-ajrore Pantsir S1 ishte blerë pas sugjerimeve nga Presidenti Rus Vladimir Putin.

“Bleni Pantsir,ajo tregoi efikasitetin e saj më të mirë në Siri,” citoi Vuçiç Putin që e tha gjatë një prej takimeve të tyre të fundit frekuente.

“Ky sistem anti-aeroplan është shumë efikas për shënjestrimin e droneve që po bëhen vendimtare në luftën moderne,” tha Vuçiç.

Megjithë përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE, Serbia nën udhëheqjen populiste të Vuçiç-it ka forcuar lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleatin e saj sllav Rusinë.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë për politikat e saj në Ukrainë.

Armatosja e Serbisë nga Rusia është parë me shqetësim në Perëndim mes tensioneve në rritje në Ballkanin që kaloi një luftë shkatërruese civile në vitet 1990. NATO ndërhyri në Serbi për të ndaluar një sulm të përgjakshëm serb kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës në 1999.

Zyrtarët e Sh.B.A kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë vendit, veçanërisht armë që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare të NATO-s.

Vuçiç tha që shpresonte se nuk do të kishte sanksione sepse ai ka folur hapur për blerjen e Pantsir. Ai tha se ai besonte se kërcënimi i sanksioneve ishte i përqendruar në blerjen e mundshme të sistemeve anti-aeroplan S-400 që kanë një gamë shumë më të madhe dhe janë armë më ofensive.

Dorëzimi të shtunën të dy nga gjashtë sistemet e raketave të blera Ruse vjen vetëm disa ditë pasi Ministri i Mbrojtjes Ruse, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, ku ai deklaroi se bashkëpunimi ushtarak midis dy shteteve ka arritur në një nivel “thelbësisht” të ri.

Pantsir është një sistem raketash me zjarr të shpejtë i destinuar për mbrojtje kundër raketave të anijeve të luftës,dronëve dhe avionëve që fluturojne ulët me një rreze rreth 20 kilometra (12 milje).