
DURRËS- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste kërkon votën përtej ngjyrave dhe bindjeve partiake për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se ky është një mision kombëtar dhe në këto rrethana ftoi edhe demokratët që votën e tyre ta çojnë te numri 5.
Sipas Ramës, Partia Socialiste nuk kërkon vota për të firmuar qeverinë, sepse 71 vota siç tha ai i marrin pa bërë fushatë fare.
Për Ramën, qytetarët më 11 maj nuk duhet të shohin njëri tjetrin, por të shikojë përpara për të përmbushur amanetin e të parëve tanë: integrimin e vendit në BE.
“Shumë demokratë do t’i bashkohen 5, jo PS, por do t’i bashkohen Shqipërisë për të na dhënë një fuqi më të madhe që ne ta mbyllim me sukses krushqinë me BE. Ne votat për të bërë qeverinë i kemi pa fushatë fare.
Ne 71 vota i marrim pa fushatë, por jemi këtu që gjithkujt t’i shkojë mesazhi që Shqipëria sot ka nevojë për një fuqi që të jetë përtej partive. Ka nevojë për një fuqi popullore ku të majtë dhe të djathtë nuk shohin njëri tjetrit, por shohin bashkë përpara”, tha ai
Komente