Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama kishte të ftuar 2 personazhe të rëndësishme në fushën e turizmit. Gladiolën, të cilës pasi përfundoi studimet në Austri iu deshën disa vite të hynte në tregun e zhvillimit të turizmit.
Rama i cilësoi ata si “dy patronazhistë të Shqipërisë turistike”.
“Dy protagonistë, në një farë mënyre gjysëm veteranë të historisë së rënies dhe pastaj shkëlqimit të turizmit në Shqipëri. Nga njëra anë Eltoni dhe nga ana tjetër Gladiola, dy qytetarë të një vendi që vijë nga dy eksperienca krejt të ndryshme në fushën e turizmit, por që kanë të përbashkët faktin që të dy kanë studiuar jashtë, për tu kthyer dhe filluar të ecin duke i hyrë detit në këmbë deri në momentin kur u hap qielli dhe tanimë gjendemi jo përballë të panjohurës, nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo ky vend, apo do të ketë apo nuk do të ketë turizëm, ashtu si] e meriton ky vend. Por përballë sfidave të tjera, që janë sfida të një vendi që ka hyrë në një ligë tjetër, e po përballet edhe me çfarë sjell ky transformim. Që sjell të mira padiskutim, por edhe probleme që duhen adresuar”, u shpreh kryeministri.
Faktikisht, theksoi ai, një nga problemet që bëhet gjithmonë e më i mprehtë është problem i cilësisë së kapitalit njerëzor, që ka në fushën e turizmit, të trajnimit profesional, të cilësisë profesionale të aftësimit të atyre që kontribuojnë në të gjithë zinxhirin e mikpritjes. Duke nisur nga ata që presin në recepsion.
“Shumëkujt mund të thotë: çfarë trajnimi mund ti duhet atij që rri e pret njerëz e duke vazhduar me të gjithë, pa harruar asnjëherë kamarierët që janë edhe kartëvizita e çdo hoteli apo restoranti, kontakti i parë i kujtdo që hyn aty e ulet për të shijuar ushqimin. Dhe me menaxherët, e gjithë pjesët e tjera të sistemit”, shprehet kryeministri.
Ndërkohë, Gladiola tregon fillimet e saj, për të mbërritur aty ku është ngjitur sot, në një trajnuese të sipërmarrësve në fushën e turizmit por edhe të bijve e bijave të tyre, ata që do të trashëgojnë bizneset.
“Kur u ktheva në vitin 2003 nga Austria hapa nje Akademi për trajnim në hoteleri-turizëm. E kuptova që jam në fushpn e gabuar. U riktheva 10 vite më parë, hapa Akademinë e Mikpritjes së Turizmit, ku ofroj trajnime profesionale. Ndjeva që është momenti dhe realisht nuk është se kisha kapitale të mëdha. Kisha thjesht dëshirën. Kisha një punë ekstra dhe paratë që merrja nga paga ime do t’i investoja. E ndjeja që ishte momenti, vija e formuar por është edhe pasioni që e kupton kur është momenti për të nisur”, theksoi ajo.
Gladiola tregon se e kishte nisur me trajnimin e kamarierëve, por nga pikëpamja e biznesit po dilte jashtë tregut.
“Sot trajnoj sipërmarrësit dhe trajnoj duke i kritikuar ata, qoftë për cilësinë e shërbimit, mangësinë e njerëzve që janë në treg apo edhe cilësinë e turistit që vjen. Ndodhi që kam 6 vite që trajnoj sipërmarrësit dhe kryesisht drejtuesit e lartë të hoteleri-turizmit. Më pas ata kërkojnë trajnimin e stafit në mënyrë që bizneset e tyre të jenë të qëndrueshme”, tregon Gladiola.
Ndërsa Eltoni e ka nisur në këmbë, e ka vazhduar në këmbë, duke krijuar një sipërmarrje të vogël “Albanian Trip” për të shoqëruar turistët nëpër pika të ndryshme dhe në një farë mënyre për ti treguar jashtë situatave komplet jo turistike urbane të kësaj kohe se përtej kaosit ka një vend të magjishëm.
“Me përjashtim të periudhës së COVID-19, nga momenti i parë që kam nisur në 2008 kam punuar “me të dy këmbët”. Në ‘95 isha i trajnuar nga një program i USAID-it. Në vitin 2000 shkova në Zvicër por kuptova që dielli ndrit e nxeh veç në Shqip[ri. U ktheva me idenë për të ngritur një agjenci turistike. Pas kësaj u hodha në ëndrrën time të madhe atë të udhërrëfyesit dhe nga 2008-ta, më kujtohet shumë mirë, kisha 3 amerikanë klientët e parë, ku fitova 500 dollarë që dukeshin një arritje fantastike. Nga ai moment e më pas e kam parë interesin për Shqipërinë, diku në pezull deri nga fundi i viteve 2000 dhe pas vitit 2010 nisi të rritej”, tregon Eltoni.
Kryeministri Edi Rama foli dhe për investimet në infrastrukturën e vendit, ku theksoi se ajo i shërben zhvillimit të turizmit më së shumti, i cili konsiderohet eksport.
“Turizmi konsiderohet eksport. Ti nuk e merr mallin ta çosh jashtë, por merr konsumatorin nga jashtë e sjell këtu”, tha Rama.
Eltoni dhe Gladiola shprehen se është i nevojshëm lobimi për të marrë turistë përgjatë gjithë vitit.
Kryeministri informoi se shumë shpejt pritet të fillojmë ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Korçës.
“Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektë janë austriakë, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, tha Rama.