Nga: Veritas.com.al/

Televizioni Kombëtar “Klan” në emisionin e tij investigativ “Stop” sapo  transmetoi regjistrimin në video të një skandali korruptiv në Gjykatën e Shkallës së Parë në rrethin Gjyqësor Gjirokastër.

Një qytetare ka regjistruar Guximtar Poçin, kryetar i Gjykatës. Gjyqtari dhe njëkohësisht  kryetar i Gjykatës, Poçi, pasi ka zvarritur dhe “personalizuar” një çështje gjyqësore të paraqitur në gjykatën ku ai është kryetar, më në fund, qytetares që kërkonte drejtësi, i ka kërkuar favore seksuale si shpërblim të “dhënies së drejtësisë”. Bisedat seksuale mes kryetarit dhe qytetares, qytetarja i ka regjistruar në videon e telefonit personal dhe i ka dërguar në rdaksinë e emisionit investigativ “Stop”.

Menjëherë pas shfaqjes në publik të videos së regjistruar, kupola e Drejtësisë dhe e shtetit ka reaguar secili sipas ndasisë politike.

I pari ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i njohur tashmë për reagime të shpejta lidhur me funksionet e tij ministrore. Ai ka shpallur, përmes ekranit të televizionit, se “i propozon Presidentit” shkarkimin e menjëhershëm të kryetari të Gjykatës, Poçi; dhe njëherazi “Këshilli i lartë i Drejtësisë t’i heqë titullin gjykatës”. Përveç faktit se ministri Manjani ka hyrë në “korsinë” e reagimeve të shpejta, pavarësisht se “çfarë mendon kryeministri”, duket që po bën shërbimin ndaj Partisë së tij aleate në qeveri. Manjani është pjesë e LSi, aleate e cila ka shumë pakënaqësi në koalicion. Me këtë rast tregohet se “ne- të LSI i kemi duart jashtë aferave” të Partisë Socialiste që kanë emëruar gjykatësin Poçi në krye të Gjykatës.

I dyti reagoi Presidenti i Republikës. Nga Zyra e Presidentit, menjëherë erdhi reagimi se “Presidenti ka kërkuar shkarkimin “e kryetarit të Gjykatës Gjirokastër, por “vota e tij ka mbetur në minorancë”. Kjo do të thotë se edhe posti i Presidentit “lan duart” nga faji që solli skandalin. Gjuha me të cilën foli Zyra e Presidentit, dëshmon se “syri për fajtorin” shikon nga Partia Socialiste, në qeverisje.

Moderatoi i programit të TV Klan, thërriti disa herë nëse mund të reagojë Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri;  por ky “nuk u gjet” nga stafi i emisionit. Moderatori zbuloi “sekretin” se “po doli Manjani, pas tij vjen Tahiri, ose e kundërta”. Por në këtë rast nuk ndodhi. Fshehja e ministrit të Punëve të Brendshme dëshmon se barra bie mbi Socialistët, këta kanë emëruar dhe e kanë mbrojtur kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës.

Edhe në një emision investigativ të mëparshëm me korrupsion në drejtësi, u zhvillua një betejë e ngjashme mes elementëve të pushtetit. Një sekser u regjistrua duke marrë para në emër të një prokurori. Por në atë rast fitoi Ministri i Brendshëm që ia la “topin” fushës së Drejtësisë (dmth., LSI plus President i Republikës)

/ Veritas.com/al/

http://www.kohajone.com/wp-content/uploads/2016/10/guximtar-1-626x380.jpg

http://www.abcnews.al/uploads/gjykata%20fier_4.jpg