Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e shkatërrimit të një regjimenti me trupa ruse, ku ndodhej edhe komandanti, Kolonel A. Zakharov. Beteja raportohet të ketë ndodhur në Brovary, në verilindje të Kievit, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
“Komandanti i regjimentit pushtues, Koloneli Zakharov, u likuidua gjatë betejës në Brovary dhe armiku pësoi humbje të mëdha”, tha ministria në Twitter.
CNN e ka lokalizuar dhe verifikuar videon e publikuar nga autoritetet ukrainase, ndërsa pamje të tjera dramatike treguan atë që kishte mbetur nga karvani rus
Forcat ruse po i afrohen Kievit nga verilindja dhe lindja, në përpjekje për të rrethuar plotësisht kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa ushtria vendase po mbrohet me antitanket që ka në dispozicion.