Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar projektet dhe infrakstrukturën rrugore duke sulmuar edhe ‘paraardhësin’ e tij në qeveri Sali Berishën.
Rama thotë se projektet e sotme të porteve dhe rrugëve nuk janë më premtime por procese në zhvillim, teksa thotë se dikur Berisha zgërdhihej me fjalët e tij.
Më tej Rama thotë se Berisha arriti rekord botëror pasi nga Muriqani në Kakavijë ka 28 standarde të ndryshme rrugësh. Ai ironikisht e krahasoi këtë duke iu referuar një përfaqësuesi të medias, duke i thënë se është njësoj sikur të veshësh xhaketën e tij, këmishën e Braçes, pantallonat e Bashkim Finos dhe jelekun antiplumb të Sali Berishës.
”Premtimet janë ëndrra, ambicie, dëshira, vullnet i mirë për të shkuar drejt një objektivi, kurse këto janë projekte. Portet s’janë premtime, janë procese të avancuara. Në pak javë porti i ri i Durrësit do jetë në garë ndërkombëtare. Në pak javë procesi i ri i Vlorës do jetë i hapur. Për portin e madh turistik të Durrësit jemi në bisedime me një shtet mik, për një proces shtet me shtet.
Rekordi botëror i Saliut, nga Shkodra në Muriqa në Kakavijë, nëse nisesh ka 28 standarde gjatë rrugës. Imagjoni sikur ti për shembull të veshësh xhaketën time, këmishën e Erion Braçes, pantallonat e Bashkim Finos, edhe jelekun antiplumb të Saliut. Imagjino çfarë dordoleci. Ne po standardizojmë. Çfarë sigurie ka arritur rrugët e Saliut? Me këto qepje e shqepje. Nga Shkodra në Tiranë çfarë sigurie ka ofruar Saliu?
Natyrisht që drejtuesit gabojnë në matjen e shpejtësisë së deles, por nëse heqim delen, largojmë lopët, pishinat, magazinat i ndajmë nga rruga, dhe u japim gjithë njerëzve hapësirë. S’të del më fauna e egër, ku mund të dalë ndonjë sorkadhe, lepur apo ujk. Shihni rrethrrotullimet çfarë pikash katastrofike kemi.”- tha Rama.
VERITAS.COM.AL